English

Në çantën që alarmoi Tv Alsat dhe banorët, vegla pune elektricistësh

Tiranë, 10 Dhjetor NOA - Çanta e lënë nga persona ende të panjohur që u gjet

sonte pranë Tv Alsat, kishte brenda një numër pajisjesh elektrike dhe radioteknike që dyshohet se i përkasin disa punonjësve elektricistë të cilët po kërkohen nga policia.

Incidenti ndodhi sonte  në Tiranë, afër godinës së televizionit Alsat në rrugën "Siri Kodra", i thanë burime okulare në vendngjarje, gazetarit të NOA.

Policia e Tiranës duke konfirmuar lajmin i tha NOA-s se çanta në ngjyrë të zezë ka shkaktuar trembjen e banorëve përreth dhe në një vatër disa qindra metra është bërë evakuimi i tyre.

Gjithashtu u bë evakuimi i plotë i punonjësve të televizionit Alsat, për arsye sigurie.

Një grup ekspertësh antiminë shkuan në vendngjarje dhe punuan disa minuta me kujdes për të kontrolluar çantën nën dyshimet se mos aty gjendej sasi lënde eksplozive dhe në fund konkluduan se kishte vetëm vegla pune.

r.l/e.r/NOA

KOMENTE