English

Operacioni "Gracka", kapet personi që fshihte në lokal dhe në banesë 28 doza heroine

Elbasan, 10 dhjetor, NOA - Një qese me 28 doza heroine dhe një tjetër me peshë 86 gram, është prova për posedim lëndësh narkotike e gjendur nga policia në lokalin dhe banesën e një 30-vjeçari.

I zhvilluar në kuadrin e operacionit "Gracka", aksioni policor rezultoi me arrestimin në flagrancë të tij, ku sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se i ndaluari është Daniel Hoxha, lindur dhe banues në Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli personal i ushtruar në lokalin e tij në qytetin e  Gramshit, i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese me 28 paketa me doza heroine prej 4 gramësh, ndërsa në banesën e tij iu gjend një qese me heroinë, me peshë 86 gramë.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve", të cilat parashikohen nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE