English

PD dënon qëndrimin e Ramës ndaj 8 dhjetorit: Dënoi festimet e ditës së lirisë

Tiranë, 10 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku në emër të PD-së ka dënuar qëndrimin e kreut të opozitës dhe grupit tij, që sipas saj jo vetëm që nuk morën pjesë në festimet e 8 dhjetorit po dënuan festimin e saj.

"Partia Demokratike dënon këtë qëndrim unik në Evropë të Edi Ramës dhe grupit të pinjollëve të tjerë të bllokut dhe deklaron se, në themel të bojkotit të Parlamentit, mohimit të vullnetit të lirë të qytetarëve dhe të bojkotit dhe denoncimit të 8 dhjetorit si antimiting nga Edvin Kristaq Rama dhe grupi punisto-mafioz në krye të Partisë Socialiste qëndrojnë mbrojtja dhe krenaria e pinjollëve të bllokut për krimet e shëmtuara të etërve të tyre, qëndrojnë firmat e Kristaq Ramës për ekzekutimin dhe varjen e disidentëve dhe qytetarëve të pafajshëm edhe në vitin e rënies së murit të Berlinit qëndrojnë firmat e Xhelil Gjonit dhe Sul Bushatit dhe ish bllokmenëve të tjerë, për internimin, burgosjen e fëmijëve, grave, burrave të pafajshëm në rrethet ku ata kanë drejtuar" tha Mëhilli.

"Por në themel të qëndrimit të Edvin Kristaq Ramës ndaj vullnetit të zgjedhësve shqiptarë, të provokimit të tij të ulët, duke mbushur Tiranën me plehra në prag të festës së 8 dhjetorit, qëndron amoraliteti i burrit që del lakuriq me të shoqen në plazhet publike, siç provojnë fotot e shpërndara në të gjithë botën, e birit që akuzon të atin si baba të djalit të tij, e prindit që i mohon për 9 vjet rresht kafshatën e gojës djalit të tij, e bashkëshortit që rreh për spital gruan e tij siç provon dosja gjyqësore që zgjati 9 vjet, e botuar nga ndihmësi i tij më i ngushtë Ymer Baze' përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

Â

KOMENTE