English

Policët, një vit rropatje jashtë orari, shteti s'i shlyen detyrimet

Nga Klodiana Kotorri

Punonjësit e Policisë së Tiranës, u vlerësuan pozitivisht për punën e tyre para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Ata ishin në gatishmëri të plotë dhe puna e tyre u vlerësuar me ditë të tëra publikisht si nga pozita edhe opozita, mirëpo ata morën vetëm fjalët e mira. Në fakt puna e tyre duhet të shpërblehej me para, pasi qëndruan në punë jashtë orarit zyrtar. Por orët shtesë nuk u paguan, 28 qershori iku dhe bashkë me të u harruan edhe paratë.

Më pas punonjësit e policisë me shpresën se do t'i merrnin lekët e punës që kishin kryer gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit, urdhëroheshin të qëndronin në gatishmëri edhe për protesta të ndryshme që (kanë qenë të shumta gjatë këtyre muajve të fundit) jashtë orarit zyrtar, përsëri me shpresën se do të paguheshin.

Por sërish asnjë "kokërr leku" nuk shkoi në xhepat e policëve.

Më tej ishin zgjedhjet e pjesshme në disa qendra votimi në Tiranë dhe u pa që policët kaluan natën pas dyerve të qendrave të votimit për të ruajtur "kutitë".

Por edhe kësaj here policët u trajtuan si zezakë.

Zyrtarët e policisë së Tiranës thanë për agjencinë e lajmeve NOA se nuk kanë neglizhuar shpërblimin e punonjësve të policisë për orët suplementare por nuk ka fond dhe një gjë të tillë nuk e miraton ministria e Financave, madje krerët e policisë së kryeqytetit janë të parët që insistojnë për shlyerjen e efektivave blu dhe shprehen të irrituar për shpërfilljen e shtetit.

Kur edhe 20 ditë kanë mbetur për vitin 2009 dhe paratë e orëve suplementare ende nuk janë shlyer për këtë vit, ndërsa krerët e policisë së Tiranës urdhërohen që ti kompensojnë efektivat blu duke u dhënë ditë pushim, pasi nuk mund të shlyhen me para.

"Punonjësit e policisë qëndrojnë jashtë orarit zyrtar për të marrë para, ata kanë nevojë për para dhe jo për ditë pushimi" tha për NOA-n një zyrtar i lartë i policisë së Tiranës.

Kështu duket se ka pak gjasa që policët të marrin paratë e këtij viti, kur gjatë këtij viti që ka qenë jo pak i ngarkuar, kanë punuar me orë të tëra madje sipas një deklarate të kryeministrit Berisha, policët rrezikojnë jetën e tyre për t'i shërbyer qytetarëve.

Ndërkohë sipas burimeve nga policia bëhet e ditur, se për festat e fundvitit, punonjësit e policisë do të shpërblehen me një shumë prej 100 mijë lekë të vjetra.

Një shpërblim modest për shtresën modeste.

k.k/NOA - klodiana.kotorri@noa.al

KOMENTE