Durrës, 10 dhjetor, NOA - Pasi e ka futur me forcë në makinë, e ka çuar në fshatin Xhafzotaj të Durrësit duke e mbajtur për gati një orë dhe duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Ky është akti që ka ndërmarrë një punonjës i Policisë Ushtarake, Ramazan Alibejsi 47-vjeçar, lindur dhe banues në Romanat të Durrësit, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.
Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në mjediset e një qendre tregtare të këtij qyteti, ku   për motive të dobëta, polici i lartpërmendur ka marrë me forcë 38-vjeçarin Florent H,   lindur në Berat dhe banues në Peqin duke e futur në makinë dhe më pas kërcënuar.
Tek i dëmtuari janë konstatuar dëmtime trupore të lehta dhe ka qenë vetë ai që ka bërë kallëzimin penal pranë forcave të policisë lidhur me këtë pengmarrje nga ana e policit ushtarak.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Heqjes së paligjshme të lirisë", e parashikuar kjo nga neni 110/2 i Kodit Penal.
n.e/NOAÂ Â Â Â Â Â Â Â
Â
Â
Â