English

Prokuroria: Hasanit, burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve

Tiranë, 10 dhjetor NOA - Prokuroria i ka kërkuar sot Gjykatës së Krimeve të Randa burgim të përjetshëm për vrasësin e dy policëve.

Në seancën e sotme, akuza ka lexuar pretencën e saj duke kërkuar për të pandehurin Afrim Hasani burgim të përjetshëm pasi e akuzon si fajtor për vrasjen e dy policëve Ramadan Hila dhe Shkëlzen Dobrusha e ndodhur më 24 mars 2009 në fshatin Shën Mëri të Kukësit.

Prokuroria ka dhënë sot të gjitha detajet që sipas saj fajësojnë Hasanin si fajtor ndërsa në sallën e gjyqit në Gjykatën e Krimeve të rënda, mungonte i akuzuari Afrim Hasani, por përfaqësohej nga avokati ndërsa ishin të pranishëm në sallë dhe dy familjarë të tij.

Ngjarja e cila ndodhi në mars të këtij viti kishte për motiv një konflikti mes autorit dhe dy punonjësve të policisë, pasi ata e kishin kallëzuar Afrim Hasanin, person me precedentë të mëparshëm penalë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Kukës për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës së tjetrit.

Hasani qëlloi dy policët me breshëri automatiku në ambientet e një lokali në fshatin ShënMëri dhe më pas u largua për t'i shpëtuar policisë por liria e tij nuk zgjati shumë.

k.k/NOAÂ

KOMENTE