English

PS, Xhaçka: Prifti rrit çmimin e energjisë në kohë krize

Tiranë, 10 dhjetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka theksuar se në Shqipëri po rritet dita-ditës numri i familjeve të vafra.

"Janë mbi 90.000 familje që sot jetojnë me ndihmë sociale, vetëm 30 mijë lekë të ardhura në muaj. Pra, që i kanë të ardhurat 5 herë nën minimumin jetik.

Ka mijëra familje të tjera që përpëliten dita-ditës për të siguruar jetesën dhe për të mbyllur muajin. Këtyre vështirësive të panumërta, do t'ju shtohet tani edhe fatura e energjisë elektrike, e cila do të jetë në rritje, duke parë se dimri dhe i ftohti kanë trokitur.

Për shqiptarët që jetojnë me punë të ndershme, e sidomos ata që sot janë të papunë, rritja e çmimit të energjisë do të thotë më shumë varfëri e më shumë vuajtje.Â

Ministri Prifti, i cili tjetër premton e tjetër bën, është përgjegjës për barrën e shtuar që do rëndojë në kurrizin e familjeve shqiptare" tha Xhaçka.

Në deklaratën e saj, Xhaçka i ka bërë apel ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti të mos rrisë çmimin e energjisë elektrike duke shtuar se kjo qeveri pasi grabiti votat e qytetarëve po zhvat edhe paratë e tyre.

k.k/NOA

Â

KOMENTE