English

Rama: 8 dhjetori i 2009, një ditë historike për Partinë Socialiste

Â

Tiranë, 10 dhjetor NOA/UPDATE-Foto - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur sot në mesditë deputetët e grupit parlamentar por edhe kryetarë të PS nga degë të ndryshme të vendit në një ceremoni për anëtarësimin e PSSH në Partinë e Socialistëve Evropianë. Rama gjatë fjalës së tij e quajti një moment historik për Partinë Socialistë dhe për të gjithë anëtarët e saj, socialistë e progresistë, pranimin e forcës politike që drejton në gjirin e PSE në kongresin e Pragës.

Edi Rama theksoi se ky është një ogur i mirë që erdhi pikërisht në një datë të shënuar 19 vjet pas daljes nga bunkeri komunist.

"8 dhjetori i pardjeshëm ishte një ditë e shënuar historike për Partinë Socialiste.

Partia jonë, me unanimitet të plotë, u pranua nga Kongresi i PES-it si anëtare me të drejtë vote në partinë e socialistëve dhe progresistëve evropianë.

Sot ne kemi përfaqësuesin tonë edhe në presidencën e kësaj force të madhe të politikës evropiane" tha sot Rama.

"Nuk do të ngurroja ta quaja ogurmirë futjen tonë në Partinë Socialiste Evropiane në 8 dhjetor, 19 vjet pas 8 dhjetorit që lëvizi derën e bunkerit ku Shqipëria qëndroi e ndryrë dhe krejt e izoluar nga Evropa e bota për thuajse gjysmë shekulli.

S'ka dyshim s'e askush prej nesh atëherë, në ditët e ndryshimit të madh të epokave, s'mundej të parafytyronte dot shumë nga gjërat që ndodhin sot, kaq shumë vjet më vonë, kur me sytë e atëhershëm na dukej se pas njëzet vjetësh do të kishim mbërritur në hënë përderisa arritëm të dalim nga bunkeri i komunizmit" tha më tej kryetari i PS-së.

k.k/NOA

KOMENTE