English

Thaçi: Maqedonia të kalojë nën protektorat ndërkombëtar

Shkup, 10 Dhjetor NOA - Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, kërkoi që qeveria e ish-Republikës Jugollsave të Maqedonisë (FYROM), të japë dorëheqje dhe që Maqedonia të vendoset nën protektorat ndërkombëtar. Ai i bëri këto komente duke iu referuar dështimit që BE-ja ta caktoj datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, për shkak të kundërshtimit të Greqisë, - njofton RFE.

Zoti Thaçi tha se qeveria Gruevski po zhvillon politikë anti-shqiptare dhe anti-NATO e BE. Sipas tij, Maqedonia mund të shpëtoj si shtet, vetëm nëse pranohet dokumenti i PDSH-së për marrëveshje historike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve.Â

KOMENTE