English

Tiger Woods nuk sponsorizohet më nga Pepsi

Nju Jork, 9 dhjetor NOA - Golfisti numër një në botë Tiger Woods po kalon një periudhë mjaft të vështirë dhe po përplaset gjithnjë e më shumë me probleme të jetës së tij private.

Pas thashethemit të fundit të Wnoods që kishte të bënte me jetën private të golfistit, shumë sponsor të tij nuk e injoruan këtë fakt dhe në veçanti njëri prej tyre.

Pepsi ka deklaruar që nuk do të jetë më një kompani sposorizuese për Golfistin, dhe kjo ka ardhur si rezultat i peripecive që sportisti po kalon.

Gjithashtu është venë re dhe një rënie në pëlqimin e kësaj pijeje freskuese dhe pikërisht nga këto arsye një nga kompanitë më të mëdha në botë si Pepsi ka hequr dorë në sposorizimin e Golfistit më të mirë në botë.

r.b/NOA

KOMENTE