Tiranë, 10 dhjetor NOA - Një 46-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një automjet teksa po tentonte në anën tjetër të rrugës.
Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore të autostradës në fshatin Mëzes me drejtim lëvizje Vorë-Tiranë Mark Nikolli 46-vjeç është përplasur nga mjeti kamionçinë tip-Benz me targë TR 4253 G, që drejtohej nga Edmond Frashëri, 49-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Burime nga policia thanë se nga hetimet e para rezulton se Nikolli ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur u përplas për vdekje nga automjeti.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Edmond Frashëri për veprën penale të "Shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor".
k.k/NOA
Â