English

Tragjedia ruse e fishekzjarrëve, shtohen deri në 131 të vdekurit

Perm, 10 dhjetor, NOA - Mediat ruse raportojnë se numri i të vrarëve në klubin e natës në Perm të Rusisë para pak ditësh ka arritur në 131.

Kjo pasi disa të plagosur vdiqën gjatë natës ndërsa në spital gjenden mëse 100 vetë që po mjekohen, kurse disa prej tyre ende janë në gjendje kritike shëndetësore. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin rus Perm, ku si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një klub nate humbën jetën të paktën 100 persona.

Sipas autoriteteve zyrtare, mëse 130 klientë të tjerë që ndodheshin në ato momente në klubin e madh të natës, kanë pësuar lëndime, shumë prej tyre të rënda.

Ndërkaq, mësohet se shkaktarët e një tragjedie të tillë mund të kenë qenë fishekzjarret dhe shtohet se shumë prej klientëve u helmuan nga tymi, pësuan djegie apo u lënduan nga paniku i shkaktuar në klub.

n.e/NOA

KOMENTE