English

Aksion anti-pedofili, arrestohen 115 persona në BE e Kanada

Bruksel, 11 dhjetor, NOA - Plot 115 persona janë vënë në pranga nga policia për akuzën e kryerjes së akteve të turpshme me të mitur në vendet evropiane dhe në Kanada.

Lajmi konfirmohet nga Europol, i cili ka konfirmuar se këto janë konluzionet konkrete të arritura në kuadrin e operacionit "Typhoon", i cili ka zgjatur dy vjet në territorin e kontinentit evropian, por edhe më larg, në shtetin e Kanadasë.

Ky operacion kundër pedofilisë ka treguar se në kuadrin e tij janë identifikuar 5 viktima, fëmijë nga 3-4 deri në 12 vjeç, ku të gjithë kanë pësuar abuzime seksuale.

Mësohet se të dyshuarit janë gjetur në internet dhe kryejnë aktivitete të ndryshme, ku shumica prej tyre ka rezultuar të jenë mësues, apo aktivitet i cili i mban në kontakt me fëmijët.

n.e/NOA

KOMENTE