English

"Arrëthyesi" premiera e re në TKOB

Tiranë, 11 dhjetor NOA - Ilir Kerni është rikthyer sërish në Tiranë.

Këtë radhë me emrin e Çajkovskit dhe përrallën e mrekullueshme nga "Arrëthyesi".

Prej disa muajsh solistët dhe trupa e baletit në TKOB po përgatiten për këtë premierë të re baleti, e cila do të ngjitet në skenë në datën 13 dhjetor 2009.

Marrin pjesë solistët, trupa e baletit e T. K.O.B-së, orkestra simfonike, si dhe nxënës të Shkollës së Mesme Koreografike Kombëtare, që sipas Kernit "Janë një ndihmesë dhe një mbështetje e madhe për realizimin e kësaj shfaqjeje baleti".

"Arrëthyesi" është një balet i mbështetur mbi një përrallë me dy akte në tri skena dhe e kompozuar në vitet 1891-1892 nga Çajkovski. Ky balet pa premierën e tij në Teatrin Imperial të Rusisë në vitin 1892. Jo vetëm në Rusi, por edhe në Perëndim baleti "Arrëthyesi" u bë ndoshta baleti më popullor, veçanërisht në periudhën e Krishtlindjeve. Kompozitori realizoi një ndarje duke veçuar tetë numra nga baleti përpara premierës dhe formoi suitën Arrëthyesi, ndërsa për publikun shqiptar këtë vepër do ta ngjisë në skenë Ilir Kerni. Në rolet kryesore do të interpretojnë emra të njohur të skenës, solistët e TKOB-së, Enada Hoxha, Gerd Vaso, Ilir Kerni, Ledia Sulaj, Elton Merja, Evis Nallbani, Dion Gjinika, Fatjon Lito, Jonida Onuzi, Rovena Shqevi, Elona Dervishi, Adela Mucollari, Greta Hushi, etj. Skenografia është konceptuar nga Zorz Drausnik, ndërsa kostumet janë realizuar nga kostumografja, Elva Bella. Dirigjent i shfaqjes është Petrika Afezolli. Â

Që në momentin e krijimit si balet "Arrëthyesi" ka fituar një popullaritet në ngjitjet skenike dhe është në repertorët e teatrove të mëdhenj kudo në botë. Historia rrjedh nga tregimi "Arrëthyesi dhe Mbreti i minjve", i Erenst Theodor Amadeus Hoffmann. "Arrëthyesi" u luajt për herë të parë nën drejtimin e vetë kompozitorit, më 19 mars 1892 në Shën Petersburg. "

Zyra e shtypit pranë Teatrit të Operas dhe Baletit bën me dije se shfaqja "Hollynight" dhe "Grand Ballo" do të mbyllë sezonin artistik të vitit 2009.

m.s/NOA

KOMENTE