English

Berisha: Ramës i ofrova bashkëpunim, nëse ka prova manipulimi të vejë në gjykatë

Tiranë, 11 dhjetor, NOA - Kryeministri Berisha ka deklaruar sërish publikisht se i ka ofruar bashkëpunim kreut të opozitës, Edi Rama në emër të reformave në vend.

Një deklaratë të tillë kryeministri e ka bërë gjatë një konference për shtyp me sekretarin francez të Shtetit, Pierre Lellouche me të cilin tha se kishte diskutuar edhe në lidhje me bojkotin e opozitës e luftën ndaj krimit dhe mafias.

"I kam ofruar Edi Ramës bashkëpunim dhe ai nëse ka prova manipulimi të zgjedhjeve le t'i paraqesë tek organi i akuzës, por të mos bllokojë reformat", tha Berisha.

Duke e vijuar mendimin e tij ai ka pohuar se gjëja e vetme që nuk mund të imagjinohet në botë është që një politikan të ndërmarrë kundërshtimin e vendimeve gjyqësore.

Kjo deklaratë e Berishës bëhet në vijëmësi të gjithë atyre që ka bërë kohët e fundit në lidhje me bojkotin e opozitës, për të cilat ka mbajtur të njëjtin qëndrim, atë të ftesës së bashkëpunimit ndaj saj në të mirë të reformave në vend.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE