Tiranë, 11 dhjetor NOA - Gjykata e Lartë pranoi sot padinë në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, depozituar nga 11-vjeçari Roxhers Durda i dëmtuar nga tragjedia e Gërdecit.
Gjykatën e Lartë u zhvillua sot hedhja e shortit për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen e regjistruar në Gjykatën e Lartë, në ngarkim të të akuzuarit Fatmir Mediu dhe i dëmtuar akuzues Roxhers Durdaj.
Pas hedhjes së shortit me gogla, sipas proçedurave të përcaktuara, trupa gjyqësore përbëhet nga Arjana Fullani, Relatore e Çështjes, Gani Dizdari, Mirela Fana, Majlinda Andrea dhe Aleksandër Muskaj.
Po sot në Gjykatën e Lartë u zhvillua hedhja e shortit për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen e regjistruar në Gjykatën e Lartë, në ngarkim të të akuzuarit Fatmir Mediu dhe i dëmtuar akuzues Alketa Hazizaj. Trupi gjykues përbehet nga Andi Çeliku, Relator i Çështjes, Ardian Nuni, Irma Bala, Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako.
Ndërkohë që sot në Gjykatën e Lartë u zhvillua hedhja e shortit për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen e regjistruar nga kjo gjykatë ku Artan Dulaku ka depozituar kallëzim në ngarkim të kryeministrit, Sali Berisha.
Hedhja e shortit caktoi si trup gjykues, Mirela Fana, Relatore e Çështjes, Aleksandër Muskaj, Irma Bala, Guxim Zenelaj dhe Evjeni Sinoimeri.
k.k/NOA