English

Grabitës me maska futen në një shtëpi, godasin me automatik dy familjarët e saj

Librazhd, 11 dhjetor, NOA - Burrë e grua janë goditur me automatik nga persona të maskuar të cilët kanë hyrë në shtëpinë e tyre fshehurazi natën.

Lajmi bëhet me dijeni nga burime policore të Librazhdit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave të dëmtuarit janë A.Rr, vjeç 49 dhe bashkëshortja e tij L.D, vjeç 46, që të dy lindur e banues në Përrenjas.

Ata janë shoqëruar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës për trajtim më të specializuar dhe aktualisht rezultojnë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nga ana e tij ka konstatuar se persona të paidentifikuar të armatosur me automatik dhe të maskuar, i kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit çiftin, ndërsa mendohet se kërkonin të grabisnin brenda shtëpisë.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kapuç me dy vrima, 1 krehër automatiku me tre fishekë, 1 thikë dhe 113.100 leke në xhepin e brendshëm të një jeleku të lënë nga autori i ngjarjes.

Nga ana e policisë po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autoreve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprat penale "Plagosje e rëndë", "Dhunim banese", "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe të municionit pa lejen e organeve kompetente", të kryera këto në bashkëpunim, të Â parashikuara nga nenet 89, 278, 112 e 25 të Kodit Penal.

n.e/NOAÂ Â

            Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE