English

Pastrimi i mjedisit me mbështetjen e komunitetit, USAID financon në Librazhd

English Version Below

Librazhd, 11 dhjetor, NOA - Dhjetëra qytetarë, organizata të shoqërisë civile, biznese dhe studentë u bashkuan me Bashkinë e Librazhdit dhe USAID-in në një përpjekje mbarëqytetëse pastrimi, me qëllimin për të nisur një plan veprimi të ri për përmirësimin e shërbimeve. Përpjekja për të përmirësuar shërbimet publike për komunitetin, veçanërisht për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve nisi nga Bashkia e Librazhdit me mbështetjen e Programit të USAID-it për Qeverisjen Vendore (LGPA),.

Me bashkëpunimin dhe angazhimin e qytetarëve dhe komunitetit, bashkia hartoi një Plan Veprimi për Përmirësimin e Shërbimeve për të përmirësuar shërbimin e mbledhjes dhe depozitimit të mbetjeve, në të cilin për herë të parë u përcaktuan treguesit e performancës në bazë të sondazheve të fundit të opinionit publik. Shërbimet e reja dhe të përmirësuara janë miratuar tashmë në buxhetin aktual të bashkisë.

Me mbështetjen e USAID-it, bashkia punoi me shkollat e mesme për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me kostot ekonomike, shoqërore dhe shëndetësore të degradimit të mjedisit. Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, zyrtari i USAID-it, Stephen Herbaly, theksoi rolin e rëndësishëm që duhet të luajnë qytetarët në mbajtjen dhe ruajtjen e një komuniteti të sigurt, të pastër dhe të bukur.

USAID bleu disa kosha të mëdha dhe të vegjël për mbeturinat për bashkinë si dhe disa biznese dhuruan produkte për të mbështetur këtë nismë për pastrimin e qytetit.

Programi i Qeverisjes Vendore në Shqipëri (LGPA) i USAID punon me bashki partnere në të gjithë Shqipërinë me qëllim që të mbështesë zhvillimin e ekonomisë vendore, të përmirësoje qeverisjen dhe të forcojë pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe sektorit privat në zhvillimin vendor. Bashkitë partnere të LGPA janë Fieri, Fushë Kruja, Gramshi, Korça, Kukësi, Lezha, Librazhdi, Pogradeci, dhe Shkodra.

e.r/NOA

USAID, Community Support Environmental Clean-up

Librazhd, December 11 NOA - Dozens of citizens, civil society organizations, businesses and students, volunteered to join the City of Librazhd and USAID, in a city-wide clean-up effort to jump-start the city's new service improvement action plan.

With the support of USAID's Local Governance Program in Albania (LGPA), the Municipality of Librazhd has embarked on an effort to improve public services for the community, particularly in waste collection and disposal.

With the cooperation of engaged local citizens and community stakeholders, the city developed a Service Improvement Action Plan (SIAP) for improving solid waste collection and disposal services that established, for the first time a set of performance indicators based on recent public opinion surveys. The new and improved services have been approved in the current municipal budget.

With USAID support, the city reached out to local high schools to increase awareness of the economic, social, and health costs of environmental degradation. In his remarks at the event, USAID officer, Stephen Herbaly, underlined the important role citizens should play to help keep their community safe, clean and beautiful.

USAID purchased several large and small trash bins for the city and several local businesses donated products to support the clean-up effort.

USAID's Local Governance Program in Albania (LGPA) works with ten municipalities throughout Albania to foster local economic growth, improve local governance, and strengthen civic and private sector engagement in local development. LGPA's partner municipalities are: Fier, Fushe-Kruje, Gramsh, Himare, Korçe, Kukes, Lezhe, Librazhd, Pogradec and Shkoder.

KOMENTE