English

PS, Dalipi: Taksa për RTSH nuk është e ligjshme

Tiranë, 11 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Dalipi, me anë të një deklarate për shtyp dhënë sot ka quajtur të jashligjshme taksën e qytetarëve për RTSH-në.

"Shërbimet ndaj publikut me taksat e tij në një shoqëri demokratike janë baza e marrëdhënieve midis interesave të individit dhe ushtrimit të pushtetit nga shteti. Pikërisht, mes shumë taksave që paguajnë shqiptarët në këtë vend të lodhur, për të marrë shërbime, është edhe një taksë për t'u siguruar atyre një informim të plotë të pavarur nga interesat e politikës dhe të parasë, të qeverisë dhe klaneve, të kryeministrave dhe oborrtarëve. Kjo taksë që paguhet për shërbimin publik të informimit ose Radio Televizionin Publik Shqiptar, sot ka humbur tërësisht qëllimin" tha Dalipi.

Sipas deputetit socialist, RTSH-ja nuk është në treg, jo sepse nuk do opozita, jo sepse nuk dëshirojnë qytetarët taksapagues por RTSH nuk është në treg sepse kështu do vullneti i një njeriu, sepse këtë dëshiron kryeministri i vendit.

"RTSH sot është një kronikan i fjalimeve, takimeve, udhëtimeve, sharjeve, fyerjeve, klithmave, bëmave, batutave të kryeministrit dhe oborrtarëve të qeverisë, çdo ditë udhëton drejt të shkuarës së censurës që në terminologjinë nuk ndryshon aspak: komuniste, puniste, saliste.

Një radio dhe një ekran i kthyer në frëngji kundër opozitës së vendit. Një radio dhe një ekran i mbushur me gazetarë që presin të dalin në pension pa provuar lirinë e profesionit. Një radio dhe një ekran i parë me cinizëm, arrogancë, dhe mosmirënjohje, që nuk gjen pas 19 vjetësh dinjitetin dhe identitetin për t'u bërë zë dhe figurë për gjithë kombin.

Një radio dhe një televizion gjeografikisht i vendosur në të djathtë të oborrit të kryeministrisë, i transformuar tërësisht në kosh informacioni" tha më tej Dalipi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE