Qipro, 11 dhjetor NOA - Vidhet nga varri trupi i ish-presidentit të Republikës së Qipros, Tasos Papadopoulos.
Persona të panjohur kanë hapur varrin në orët e vona të natës dhe prej andej kanë nxjerrë dhe marrë trupin e pa jetë të ish-presidentit Papadopoulos.
Marios Garoyan, lider i qendrës së djathtë e ka dënuar aktin, duke e cilësuar një "krim të urryer dhe të tmerrshëm". Ish-presidenti Tasos Papadopoulos vdiq nga kanceri vitin e kaluar në moshën 74-vjeçare.
Në vigjilie të përvjetorit të vdekjes së ish-presidentit u vodh trupi i tij ndërsa zbulimi i kësaj ngjarjeje krye ditën e përvjetorit.
Sipas autoriteteve vendase ende nuk dihen motivet e kësaj vjedhjeje të paprecedent ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.
k.k/NOA