English

Rama pas takimit me Topin: I kërkova të luajë rolin që i takon si garant i Kushtetutës

Tiranë, 11 dhjetor, NOA Update - "I kërkova presidentit të Republikës që si garanti i Kushtetutës të garantojë liri dhe të drejta kushtetuese duke luajtur rolin që i takon".

Me një frazë të tillë i është përgjigjur interesimit të medias kryesocialisti Edi Rama, menjëherë sapo ka dalë nga mjediset e Presidencës ku ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit, Bamir Topi.

"E njoha Topin me shqetësimet e opozitës dhe i ilustrova situatën", tha më tej Rama, duke sqaruar pozicionin e tij në këtë takim të beftë që zhvilloi sot me presidentin, në kuadrin e një situate politike, e cila mesa duket sa vjen dhe po bëhet akoma më e tensionuar.

"I kërkova që të luajë rolin që i takon", përfundoi deklaratën e tij kteu i opozitës lidhur me një fakt të tillë, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër konkret lidhur me atë çka është biseduar brenda mes dy palëve.

Ndërkaq, ky takim flet qartë për faktin se Presidenti tashmë pos hton rolin e tij në një lëvizje të mundshme për të arritur një kompromis midis maxhorancës dhe opozitës, me qëllim zgjidhjen e krizës politike. Nga ana e tij, ditët e fundit kreu i shtetit vazhdimisht është shprehur se kërkohet patjetër një zgjidhje dhe se ai do të ishte i gatshëm për të negociuar rreth saj, por si primar ka vlerësuar gjithmonë vendimet e partive, pa dashur të ndërhyjë tek këto të fundit.

Ndërsa kryesocialisti Rama edhe në deklaratën e tij të djeshme është shprehur mëse i vendosur për vazhdimësinë e aksionit politik opozitar, në kërkom të transparencës me çdo kusht të procesit të 28 qershorit.

n.e/NOA

KOMENTE