English

Shkodër, Mediu organizon aktivitet për mbjelljen e pemëve zbukuruese

Shkodër, 11 dhjetor NOA - Gjatë ditës së sotme në kuadër të sezonit të mbjelljeve, që fillon më 1 dhjetor 2009 dhe mbaron më 31 Mars 2010, Â Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave organizoi një aktivitet sensibilizues për mbjelljen e pemëve zbukuruese (manjola) në Komunën e Bushatit në Shkodër.

Në këtë aktivitet merrte pjesë Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu së bashku me deputetin e kësaj zone, Gjok Uldedaj, Prefektin e Shkodrës Maxhid Cungu, dhe Kryetarin e Komunës, Zef Hila gjithashtu merrnin pjesë dhe banorë të zonës përfaqësues të shoqërisë civile si dhe  punonjës të sektorit të pyjeve.

"Ky aktivitet vjen si fryt i një procesi të gjatë të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në bashkëpunim me pushtetit lokal" tha Mediu.

Gjithashtu ministri, Fatmir Mediu u ndal në problem madhor të administrimit të mbetjeve duke theksuar se "Ngritja e landfillit në komunën tuaj është një hap i parë i një proçesi të plotë, për të kthyer prefekturën e Shkodrës, si  një vend me mjedis të pastër, kjo është  pjesë e një plan kombëtar për menexhimin e mbetjeve që po ndërmerr Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave".

Punimet që parashikohen të realizohen gjatë këtyre tre muajve nga MMPAU do të arrijnë vlerën prej 265 milion lekë prej të cilave 190 milionë nga buxheti i shtetit dhe 75 milionë nga Projekti i Zhvillimit të Burimeve Natyrore.

Në këtë investim përfshihen 450 ha pyllëzime, nga të cilët në pyjet komunale do mbillen me fidana pyjore 100 ha.

Gjithashtu do të mbillen 900 mijë fidanë pyjor të llojeve halore dhe fletore.

Në pyjet komunal do mbillen 150 mijë fidana.

Veç shtimit të sipërfaqeve me mbjellje të reja do të ketë dhe përmirësime pyjore 2000 ha, prej të cilave në pyje komunale 1500 ha.

Gjithashtu dhe sistemime malore 4000 m3, prej të cilave në pyjet komunale 2500 m3.

k.k/NOA

KOMENTE