English

Tiranë, arrestohet 40-vjeçarja duke bërë seks për 10 mijë lekë të vjetra

Tiranë, 11 dhjetor NOA - "Shtëpia e Vjetër" kodohej operacioni që zhvilluan dje antitrafiqet e policisë së Tiranës për të çuar në qeli një 40-vjeçare e cila ushtronte prostitucion dhe një 48-vjeçar i cili i kishte siguruar asaj "vendin e punës".

Burime nga policia thanë se të arrestuarit janë Hito Lamaj, 48 -vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe V.K, 40-vjeç, lindur në Burrel dhe banuese në Shkozë.

Arrestimi i tyre u krye sepse dje në rrugën "Emin Harizi" në Tiranë, në ambientet e një lokali, 40-vjeçarja është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion, veprimtari të cilën dyshohet se e ka ushtruar për një periudhë disa mujore.

Agjentët e antitrafiqeve kishin siguruar informacione në rrugë operative për aktivitetin që ushtronte gruaja ndaj nisën menjëherë hetimet për të verifikuar informacionet.

Pas disa ditë vëzhgimesh policia organizoi dje operacionin për kapjen e 40-vjeçares.

Ajo u arrestua teksa kryente marrëdhënie seksuale kundrejt shumës së parave prej 10 mijë lekësh të vjetra me një klient i cili pasi u mor në pyetje u la i lirë.

Policia arrestoi edhe pronarin e lokalit për veprën penale të "Mbajtjes së lokaleve për prostitucion".

k.k/NOA

KOMENTE