Tiranë, 11 dhjetor, NOA - Opozita duket se nuk do të ndalet për të vijuar aksionin e saj politik lidhur me kërkesën për hapjen me çdo kusht të kutive të 28 qershorit.
Plani i saj i afërt përkon me atë të rinisjes së protestave nëpër rrethe, për të vijuar me një të tillë më pas edhe në Tiranë.
Deri tani ajo ka realizuar dy të tillë në kryeqytet, ku i fundit përkoi me një protestë maratonë para godinës së Kryeministrisë.
Bëhet me dijeni se ditën e hënë do të zhvillohet protesta e parë në Berat, për të vijuar më pas në qytete të tjera të rëndësishme të vendit.
Këtë radhë, ato do të zhvillohen me sloganin "Berisha hap kutitë ose largohu!" ndryshe nga slogani i valës së parë të protestave "Dua të shoh votën time".
n.e/NOA