Elbasan, 11 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë kryer arrestimin në flagrancë të 25-vjeçarit Erzen Bajrami, lindur e banues në këtë qytet, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim e shitje të lëndëve narkotike".
Arrestimi i tij u bë pasi ky person ka tentuar të vjedhë banesën e 79-vjeçarit me inicialet M.Z, lindur në Korçë dhe banues në qytetin e Elbasanit.
Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ai është kapur në flagrancë nga vete pronari i banesës, në njërën nga dhomat e saj.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Vjedhje e mbetur në tentativë", e cila parashikohet nga neni 134 e 22 të Kodit Penal.
n.e/NOA
Â