Tiranë, 11 dhjetor, NOA - Ndërsa dje do të deklaronte se ishte i gatshëm për të negociuar mes palëve për zgjidhjen e krizës, kuptohet nëse partitë politike shfaqin vullnet për këtë, duket se sot presidenti i Republikës do të ndërmarrë edhe hapin konkret.
Bëhet fjalë për një takim të mundshëm që bëhet sot në mjediset e Presidencës mes tij dhe kryesocialistit Edi Rama, i caktuar paraprakisht për t'u zhvilluar në orën 11.00.
Tematika e këtij takimi dihet se është mbi të gjitha, ajo e gjetjes së një zgjidhje mbi krizën politike që ka përfshirë vendin dhe sidomos legjislativin, falë mungesës disa mujore të grupit parlamentar brenda Kuvendit.
Nga ana e tij, kreu i shtetit vazhdimisht është shprehur se kërkohet patjetër një zgjidhje dhe se ai do të ishte i gatshëm për të negociuar rreth saj, por si primar ka vlerësuar gjithmonë vendimet e partive, pa dashur të ndërhyjë tek këto të fundit.
Ndërsa kryesocialisti Rama edhe në deklaratën e tij të djeshme është shprehur mëse i vendosur për vazhdimësinë e aksionit politik opozitar, në kërkom të transparencës me çdo kusht të procesit të 28 qershorit.
Lidhur me këtë, janë paralajmëruar edhe protesta të reje në rrethe si dhe një e madhe në datën 21 dhjetor sërish në Tiranë nga mbështetësit e opozitës.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â
Â
Â