English

Dënuar për plagosje të rëndë, kapet me shokun hajdut

Korçë, 12 Dhjetor NOA - Janë arrestuar nga policia dy të rinj korçarë përkatësisht E. Xhaxho dhe E. Mullaymeri të dy lindur dhe banues në qytetin juglindor ku ky i fundit rezultoi se ishte dënuar më parë me akuzën për plagosje të rëndë me dashje. Të dy djemtë akuzohen se ishin bashkëpunëtorë në vjedhjet që kryenin. Forcat lokale policore i kanë ndaluar të dyshuarit pikërisht me këtë akuzë.

Policia tha se i ka arrestuar të dyshuarit me akuzën e vjedhjes të banesës së shtetasit Xh. Metko edhe ky qytetar nga Korça.

Me këtë akuzë dhe me provat materiale që janë gjetur nga policia vendase, Xhaxho dhe Mullaymeri do të hetohen nga prokuroria rajonale.Â

r.b/NOA

Â

KOMENTE