Shkup, 12 dhjetor, NOA - Emigrantët shqiptarë theksojnë se edhe pse janë hequr vizat është problem të jetohet së fundi në shtetet e Bashkimit Evropian. Ata rrëfejnë se standardet jetësore, kriza ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore, me të cilat ballafaqohen shtetet e BE-së dhe ekonomitë e tyre.
Idriz Jonuzi, emigrant në Zvicër thekson se heqja e vizave është diçka e mirë vetëm për tu shfrytëzuar për ndonjë vizitë në Zvicër, sepse vështirë sipas tij, është të gjendet ndonjë punë.
Ai shpjegon se rreziqet janë të mëdha për ta si emigrantë dhe banorë të kantoneve, në rast se mund të kapen me njeri që e mbajnë në mënyrë ilegale në punë, apo që mund ta kapin në shtëpi, ku ka kushte të përcaktuara të dhomave dhe vendit të strehimit për çdo banor shtesë në shtëpi.
 "Jeta këtu është e programuar. Ne që jemi me familje kemi ato banesa ashtu sa jemi me anëtarë familje dhe secili mban dhomën e vet. Për të marrë dikë për të strehuar dhe për ta paraqitur në organet përgjegjëse të policisë, duhet kushte plotësuese, pra t'i sigurojmë vendstrehim shtesë. Por kush ka kushte, nuk është problem i madh kjo. Sido që të jetë problem më i madh ngelet fakti se familjarët tanë që planifikojnë të vijnë vështirë mund të hyjnë në punë apo të punojnë diçka, për shkak të mungesës së lejes së punës dhe në rast se ata kapen në punë të zezë, do ta pësojmë si ne që e strehojmë, por edhe kompania që e ka punësuar", rrëfen Idrizi, duke shpjeguar se nuk është lehtë ashtu siç dikush e planifikon ardhjen në Zvicër apo në ndonjë vend të BE-së.
"Parlez-vous français?" "Verstehen Sie Deutsch?" "Parla italiano?"
Pavarësisht a jeni duke kërkuar punë apo ndoshta dëshironi ta kryeni një shkollim: njëra nga parakushtet më të rëndësishme është njohja e gjuhës përkatëse të vendit. Nëse ju jetoni në vendin ku flitet gjermanishtja: filloni ta mësoni gjuhën letrare gjermane!
Kështu fitoni një bazë të mirë, që më vonë do ta kuptoni gjermanishten apo ndoshta edhe ta flisni. Nëse do të përqendroheni në Zvicër atëherë mësojeni edhe frëngjishten dhe italishten, varësisht nga kantonet.
Për një ndihmës punëtor edhe mund të mjaftoj nëse kupton dhe din pakëz të flas njërën nga gjuhët përkatëse të vendit. Mirëpo, nga punëtorët, për herë e më shumë po kërkohet që deri diku të dinë ta lexojnë dhe ta shkruajnë një gjuhë.
Ndërsa për një punë më kërkesa të larta në vendet e BE-së, gjuhën duhet ta njohin dukshëm më mirë.
Për një shkollim të mëtutjeshëm apo për të studiuar, kërkohet që tekstet e vështira t'i lexojnë, t'i kuptojnë dhe të dinë t'i shkruajnë: varësisht nga qëllimi i shkollimit të tyre, ata duhet të arrijnë nivelin e duhur të njohjes së gjuhës. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njoftoheni mirë, se cilat kurse të gjuhës janë të nevojshme për qëllimin e juaj. Njohja e gjuhës ju nevojitet të komunikoni me fqinjin, të bëni blerje, të dini të komunikoni me mësuesin e fëmijës tuaj, apo me mjekun; të bëni plotësimin e formularëve, të dini të komunikoni me institucionet etj. Në qoftë se në vitet e ardhshme dëshironi (ose duhet) të punoni, ju, duke e mësuar gjuhën, keni bërë hapin e parë, më të rëndësishëm! Këshillë për kërkim të vendit të punës.
Për të kërkuar punë është e rëndësishme, se ç'farë lejeqëndrimi keni. Varësisht nga lejeqëndrimi, një punëdhënës, e bënë kërkesën për ju për të drejtën e punës. Pavarësisht nga kjo, gjendja ekonomike në vendet e BE-së dhe Zvicër, mund të sjellë vështirësi për ta gjetur një vend pune, posaçërisht nëse ju nuk keni punuar asnjëherë më parë në këtë shtet. Për ata që do të rregullojnë lejeqëndrimin, në rast i plotësojnë kushtet, duhet të shfrytëzohen fitimi i përvojës së punës: për shembull ta bëni një praktikë, apo ndonjë punë, edhe pse niveli i shkollimit tuaj është më i lartë. Ndoshta më vonë do ta fitoni një vend pune më të mirë, po në të njëjtën ndërmarrje, apo duke ju falënderuar praktikës së bërë, ju mund ta merrni një certifikatë të mirë pune, me të cilën do të keni gjasa më të mira në konkurimet e tjera! Poashtu edhe puna vullnetare mund të jetë një rast i mirë që të fitoni përvojë dhe të njiheni me njerëz të cilët ndoshta mund t'ju ndihmojnë për të gjetur një vend pune. Tregojuni të afërmve tuaj, shokëve dhe miqve, që jeni duke kërkuar punë. Ndoshta në ndërmarrjet e tyre, befas mund të ketë një vend të lirë? Apo ndoshta këta shokë njohin ndokënd që dinë për ndonjë ndonjë vend të lirë? Shumë njerëz nuk e gjejnë punën e tyre përmes shpalljeve nëpër gazeta, por që dikush nga rrethi i tyre, i ka lajmëruar për atë vend pune! Nëse jeni duke kërkuar një vend pune, drejtohuni te Entin për Punësim. Adresat mund t'i merrni në komunën tuaj.Në entin për punësim janë të publikuara vendet e hapura, dhe të gjithë kërkuesit e punës kanë të drejtë për këshillim.
NOA-INA