Itali, 11dhjetor NOA - Tashmë është zyrtare, Luciano Spalleti është trajneri i ri i skuadrës të Zenit San Peterburg.
Pas shumë zërave që flitej për një kalim të mundshëm të ish - trajnerit të Romës në radhët e Rusëve më në fund ka ardhur dhe zyrtarizimi ku Zenit i ka ofruar trajnerit italian një kontratë tre vjeçare.
Kjo kontratë do të ketë për Spalletin një fitim të ardhurash prej 4 milionë eurosh në sezon.
Me ardhjen e Spalletit në ekip tashmë Rusët i kanë objektivat e qarta: rikthimi në fitim të titullit kampion, pjesëmarrja në ligat evropiane, të krijohet një grup solid ku lojtarët, trajneri dhe drejtuesit e klubit të jenë në harmoni dhe të mos kenë kontradikta ndërmjet tyre.
Spalleti për këtë gjë është shprehur shumë i kënaqur dhe i gatshëm për të filluar aventurën e tij me ekipin rus.
r.b/NOA