English

Polici në Tiranë, vetë i pestë merr peng e torturon një 41-vjeçar

Që të pestë u kapën nga Policia e Tiranës sot, në kuadrin e operacionit të koduar "24 orë". Ata e kanë rrëmbyer, torturuar dhe më pas prerë gishtat e dorës, e goditur atë, në pjesë të ndryshme të trupit

Tiranë, 12 Dhjetor NOA - Në kuadër të operacionit policor të koduar "24 orë" i realizuar nga specialistë të seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, mundësuan kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të 5 personave që dyshohen, se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme, një 41 vjeçari në Tiranë.

Burime zyrtare policore i thanë agjencisë së lajmeve NOA se të arrestuarit janë Joan Jorgji Buli, 26 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë punonjës i policisë së Patrullës së Përgjithshme, i paproceduar më parë, vëllai i tij 2 vjet më i vogël Aleksandër Buli, Ilir Preng Trini, 35 vjeç, lindur në Laç e banues në Tiranë dhe Andi Haxhi Bulku, 25 vjeçar, lindur e banues në Tiranë dhe Drini Astrit Lato, 26 vjeç, lindur në Sarandë e banues në Tiranë. E.E

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në ambientet e brendshme të lokal "Poko Loko", në pronësi të njërit prej të arrestuarve, kanë izoluar 41-vjeçarin E.E. Ata e kanë rrëmbyer, torturuar dhe më pas prerë gishtat e dorës, e goditur atë, në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithçka është bërë me motivacionin për një borxh të pashlyer nga i dëmtuari. policia sqaroi se autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë, janë kapur falë informacioneve të poseduara për to dhe në sajë të realizimit të metodave speciale të hetimit. "Nga strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Kryeqytetit u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale në ngarkim të të pestëve, ndërsa në cilësinë e provave materiale u sekuestruan një armë zjarri e Joan Bulit, polic i Patrullës së Përgjithshme.

Policia tha se materialet e përpiluara në ngarkim të tyre do t'i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për konsumim të veprave penale të "Heqjes së paligjshme të lirisë" "Torturës" të kryera në bashkëpunim.

e.r/NOA

KOMENTE