English

Prangoset i riu shqiptar, iku për të tretën herë nga arresti shtëpiak

Firenze, 11dhjetor NOA - Është arrestuar në qytetin e Firenzes Itali, një shqiptar 25 vjeçar, informon korrespondenti i agjencisë NOA. Emigranti ishte i dënuar me arrest shtëpiak dhe po mundohej të arratisej këtë radhë për herë të tretë. Por policia e komisariatit të San Xhovanit e ka surprizuar shqiptarin duke e kapur në befasi dhe më pas e kanë arrestuar.

Djali për momentin bashkëjetonte me një vajzë nga Firenze dhe policia i ka pritur në momentin që do të dilnin dhe i ka ndaluar të dy.

Më pas nga kontrolli që u bë në shtëpinë e tyre u vu re nga autoritetet se 25 vjeçari kishte kohë që bëhej gati për këtë arratisje madje një pjesë të madhe të gjërave të tij i kishte transferuar në vendin ku do shkonte.

r.b/NOA

KOMENTE