Kukës, 12 dhjetor, NOA - Reshjet e para të dëborës në vend kanë nisur të shfaqin edhe pasojat e para, ato të bllokimeve të akseve kryesore rrugore.
Konkretisht, zona që ka nisur të shfaqë probleme të tilla nga reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit është rrethi i Kukësit, duke arritur madje deri në izolimin e mjaft banorëve të tij.
Siç ndodh edhe në vitet e tjera, zonat që bllokohen më shpejt në këtë rreth janë ato të Grykë Çajës, Kalisit, Arrnit dhe Zapodit. Ndërkohë, akse të tjera si ajo Qafë Morinë -Tropojë, apo Hasë-Qafë Prush që janë edhe pika kufitare me Kosovën, situata paraqitet normale.
n.e/NOA
Â
Â
Â