Durrës, 12 dhjetor, NOA - Persona të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën e një agjencie turistike, brenda së cilës ndodheshin 5 milionë lekë.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të policisë së Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur pikërisht në katin e dytë të një pallati pranë Stacionit të Trenit në këtë qytet.
Eshtë ky vendi ku ndodhet agjensia e biletave "Adria - Ferris", me pronar Bernard Reso, së cilës i ka ndodhur edhe grabitja.
Bëhet djalë për një kasafortë e cila sipas deklarimeve të pronarit të saj kishte brenda saj një sasi parash prej 5 milionë lekësh.
Menjëherë ekspertët hetimorë kanë nisur veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e lartpërmendur duke kërkuar të identifikojnë autorët e saj.
n.e/NOA