Berlin, 12 dhjetor, NOA - Kristiano Ronaldo është futbollisti më i shpejtë në botë dhe një gjë të tillë e konfirmon një rezultat i nxjerrë nga mediat gjermane, ndërsa pardje mediat spanjolle vlerësuan Ronaldinjon si lojtarin e dekadës, bazuar në votimet e gazetarëve sportivë.
Studimi konkret për Kristiano Ronaldo pohon sesi ai është futbollisti më i shpejtë se lojtari i Bayern Munich, Arjen Robben, ai i Arsenalit, Theo Ëalcott, dhe sulmuesi i Manchester United, Uayne Rooney.
Sipas këtij raporti, Ronaldo arrin një mesatare prej 33.6 kilometra në orë dhe renditet para Robben që thuhet të ketë shpejtësi 32.9 km/h.
Nga ana tjetër, Valcott ka një shpejtësi prej 32.7 km/h, ndërsa Rooney 32.6 km/h. Top pesëshi mbyllet nga sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie me një mesatare prej 32.1 km/h.
n.e/NOA