English

Zgjedhjet në Kosovë, balotazh për 21 komuna

Prishtinë, 12 Dhjetor NOA - Në zgjedhjet vendore të Kosovës, nesër marrin pjesë në balotazh 21 komuna. Ato janë Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Shtërpce, Suharekë, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Hani i Elezit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se janë prodhuar 1 085 100 fletëvotime për balotazh kurse 993.791 është numri i votuesve të drejtpërdrejtë dhe 1.189, numri i votuesve përmes postës.

Ndërkohë, 75 janë ekipet për nevoja të veçanta, të gatshme për 504 Qendra Votimi dhe 1 443 vendvotime.

Në këtë raund të dytë zgjedhjesh, janë regjistruar 23.533 vëzhgues të gjendur që nga zgjedhjet e Raundit të Parë.

KQZ deklaroi se zgjedhjet e nesërme do të sigurohen me katër mijë forca policore.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE