English

Berisha fton Edi Ramën në Kuvendin Kombëtar të PD

Tiranë, 13 Dhjetor NOA - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili drejton edhe qeverinë e vendit, ftoi sot publikisht kryetarin e PS, Edi Rama të marrë pjesë në Kuvendin e nesërm të partisë që kryeson. "Zoti Rama, është i ftuar si kryetar i Partisë Socialiste që të vijë në Kuvend", - konfirmoi Berisha duke shtuar se po ashtu, "ne kemi ftuar të gjithë spektrin politik të vendit".

Pohimet e Berishës u bënë sonte në një takim të hapur për mediat të kreut demokrat Berisha në vigjilje të kuvendit Kombëtar të PD që pritet të mbahet të Hënën dhe ku ai është i vetmi kandidat për të rimarrë kreun.

Berisha deklaroi në fund të takimit të hapur për media, se në procesin e votimit ku do të jetë kandidaturë e vetme, kamerat do të jenë të pranishme për të monitoruar dhe filmuar procesin e votimit dhe numërimit të votave.

***

Duke folur për krijimin e PD më 11 dhjetor 1990, Berisha tha se "shprehim nderimin më të madh, respektin më të thellë ndaj studentëve, intelektualëve, punonjësve të Tiranës që themeluan më 11 dhjetor, në orën 11, një orë para mesnate, Partinë Demokratike të Shqipërisë".

Berisha tha edhe se shprehte "nderimin më të madh para veprës së heroit legjendar Azem Hajdarit".

Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa prej gazetarëve të pranishëm, Berisha tha se nuk do të ketë një plan të posaçëm për ndarjen e posteve për ata zyrtarë të PD që kanë edhe poste në administratën e lartë shtetërore.

Gjithsesi, Berisha premtoi se "nesër delegatët do të kenë mundësi të përzgjedhin midis dy tendencave:, - duke siguruar se - "vullneti i tyre do të respektohet plotësisht".

e.r/e.l/NOA

KOMENTE