Tiranë, 13 Dhjetor NOA/DW - Vitali Klitschko mbetet kampion bote në boks për peshat e rënda. Kampioni 38 vjeçar fitoi me pikë në Bernë të Zvicrës ndaj amerikanit Kevin Johnson dhe me këtë ruajti rripin e titullit kampion për versionin WBC. Për Klitschko-n kjo ishte mbrojtja e titullit për herë të tretë pas kthimit të tij në tetor të 2008-s.
KAMPIONATI GJERMAN
Në ndeshjet e Bundesligës ditën e shtunë u arritën këto rezultate:
Mënshengladbah-Hanover 5:3, Frajburg-Këln 0:0, Bohum-Mynih 1:5, Nyremberg-Hamburg 0:4, Hofenhajm -Frankfurt 1:1 dhe Bremen- Shalke 0:2.
Në krye të tabelës vazhdon të qëndrojë ekipi i Leverkuzenit me 32 pikë, në vend të dytë ekipi i Shalkes me 31 pikë dhe në vend të tretë ekipi i Mynihut me 30 pikë.Â
Â