Këln, 13 Dhjetor NOA - E rrallë dhe e shumëdiskutueshme, një grua lesbike gjermane, ka fituar të drejtën që të jetë baba biologjik i një fëmije që ajo dëshiron të sjellë në jetë. Vendimi delikat është marrë nga gjykata gjermane në qytetin e Kylnit, informojnë mediat vendase që tregojnë se shtetasja gjermane e quajtur Brixhida, ka fituar të drejtën atërore duke u shprehur e lumtur për fitoren.
Brixhida prej kohësh jeton në një lidhje lezbike, në qytetin Këln. Ajo e kishte ndërruar gjininë duke hequr organin mashkullor në vitin 1997, por para se të ndërmerrte këtë hap, kishte ruajtur spermën e saj pak para se t'i thoshte përgjithmonë lamtumirë të qenit mashkull.
Transeksualja që dikur ishte një mashkull që quhej Bernd, ka ngjizur spermën që kishte ruajtur, tek e dashura e saj dhe dy vjet më parë ka arritur të nxjerrë në jetë një djalë që është produkt i tyre.
Gjykata ka këmbëngulur që në certifikatën e lindjes të fëmijës të shkruhet emri i atësisë Bernd krahas atij të ri, Brixhida.
E gjitha kjo, në mënyrë që të shmanget rreziku i dyshimit se njëri nga prindërit e fëmijës të mund të etiketohet si "transeksual". Megjithatë, kujdes i gjykatës apo jo për këtë çështje anësore, ajo që duhet diskutuar më shumë është se a duhet të krijojë shteti rrethana kaq lehtësuese për familjet homoseksuale, vënë në dukje analistët gjermanë.
e.r/NOA