Tiranë, 13 Dhjetor NOA - Gjimnazistët e Tiranës i dorëzuan sot një rezolutë zv.ministres së Arsimit Nora Malaj, ku kishin shprehur kërkesat e tyre për mbarëvajtjen e provimeve të maturës shtetërore. Rezoluta erdhi ndërsa Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi forumin me temë "Matura shtetërore", ku maturantët me shqetësimet dhe kërkesat e tyre ishin kryefjala e këtij aktiviteti.
Përballë gjimnazistëve të Tiranës, në panelin drejtues të këtij forumi të hapur ishin kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho, zv.ministrja e arsimit Nora Malaj dhe specialisti për arsimin pranë ministrisë së Arsimit, Gramoz Bregu.
Më pas gjimnazistët bënë pyetje dhe konstatime për sa i përket shqetësimit të tyre më të madh, maturës shtetërore.
Në fund të forumit gjimnazistët i dorëzuan rezolutën zv.ministres së Arsimit Nora Malaj, rezolutë që më poshtë e gjeni të plotë:
Rezoluta
Pyetjet të hartohen në bazë të njohurive të marra gjatë 4 viteve të shkollës duke u marrë parasysh dhe profili i zgjedhur nga nxënësi.Tezat e hartuara për profilin shoqëror të jenë të ndryshme nga ato të profilit natyror.Të përcaktohet literatura që në fillim të vitit shkollor. Në fillim të vitit shkollor dhe gjatë tij, nxënësit t'i jepen tezat të ngjashme me ato të maturës shtetërore dhe t'i referohen programit mësimor.Pyetjet për koment në tezat e letërsisë të jenë ato që do të bëhen gjatë vitit shkollor dhe mos të dilet jashtë teksteve mësimore.Në provimin e letërsisë dhe ato të gjuhëve të huaja t'i jepen më pak pikë esesë, pasi kjo ka shumë probleme me nxënësit dhe i ul shumë pikë atyre.Në provimin e gjuhëve të huaja, pjesa e të lexuarit të jetë më e shkurtër.Të hiqet provimi i detyruar i matematikës për "Liceun Artistik" dhe provimi i detyruar i letërsisë për shkollën e mesme elektrike dhe ekonomike.Të ndahet provimi i ekonomisë nga ai i filozofisë.Të rritet përqindja e mesatares së 4 viteve deri në 40 %.Të rishikohen koeficientët e vendosur për shkollat në bazë të nivelit të tyre dhe të rishikohen ndryshimet ndërmjet koeficientëve të profilit shoqëror dhe atij natyror.Të informohen nxënësit për degët e reja që hapen, pra të funksionojë këshillimi i karrierës nëpër shkolla.Të ulet sasia e degëve të zgjedhura për plotësimin e formularit A1.Korrigjimi të bëhet nga mësues të trajnuar.Të ketë mundësi rishikimi dhe rivlerësimi të tezës.e.r/NOA