English

Gjirokastër, policia shpall në kërkim dy doganierë, nuk zhdoganuan një kamion me mallra

Gjirokastër, 13 dhjetor NOA - Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim dy doganierë të Doganës Kakavijë, pasi nuk kanë regjistruar në sistemin elektronik në Doganë të dhënat e një kamioni të ishte zhdoganuar, ndërsa kanë pajisur shoferin e kamionit me dokument fals.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës thanë sot se për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat e dy doganierëve të shpallur në kërkim për "shpërdorim detyre" ndërsa u arrestua 43-vjeçari renato Tushe, drejtuesi i kamionit.

Sipas policisë, Specialistët e Sektorit Kundër krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një kamion tip-Volvo , po transportonte mallra ushqimore kontrabandë në drejtim të Tiranës dhe ishte duke lëvizur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë , janë vënë në ndjekje të tij dhe në hyrje të qytetit të Tepelenës është bërë i mundur bllokimi i kamionit.

Automjeti tip Volvo kamion me targa TR 18 80 R  koka e kamionit  dhe trajleri me targë TR 18 82 R , që drejtohej nga shtetasi Renato Tushe i datëlindjes 1966, lindur dhe banues në Gjirokastër është shoqëruar nga Sektori Kundër Krimit Financiar për në ambientet e Doganës Kakavijë për të bërë verifikimet e dokumentacionit të zhdoganimit të mallit.

Policia kreu të gjitha verifikimet dhe u ballafaqoi praktikën që mbante me vete drejtuesi i mjetit me atë që ndodhej në sistemin elektronik në Doganën e Kakavijës ku rezultoi se praktika shoqëruese e mallit që dispononte drejtuesi i automjetit ishte e falsifikuar dhe në sistemin elektronik në Doganë nuk ishte hedhur asnjë e dhënë që tregonte se ky automjet ishte zhdoganuar.

Pasi u bënë verifikimet në Sistemin TIMS të Policisë Kufitare, në pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë dhe të kamerave të doganës, rezultoi se ky automjet kishte hyrë nga Greqi për në Shqipëri rreth orës 16.43, të datës 11.12.2009Â dhe është larguar nga ambienti i territorit doganor pa bërë zhdoganimin e mallit.

Nga ana policisë u bë sekuestrimi i mallit si dhe arrestimi i drejtuesit të kamionit për veprën penale të "Kontrabandës me mallra të tjera", ndërsa doganierëve të turnit, për dy prej tyre ku për arsye hetimi nuk bëjmë të ditur gjeneralitetet e tyre ka nisur procedimi penal me akuzën e "Shpërdorimit të detyrës" dhe janë shpallur në kërkim.

k.k/NOA

KOMENTE