Milano, 13 dhjetor NOA - Kryeministri italian, Silvio Berluskoni është bërë protagonist i një incidenti të ndodhur sot në Milano.
Sipas medieve italiane, Berluskoni është goditur me një mjet të fortë në fytyrë.
Incidenti ndodhi në Piazza Duomo në Milano kur kryeministri italian, Berluskoni u godit në fytyrë.
Atij i ka dalë gjak nga gojë ndërsa menjëherë i është dhënë ndihma e parë.
Ende nuk dihen detaje rreth kësaj ngjarjeje, ndërsa kanë nisur hetimet nga ana e policisë italiane.
Â