Korçë, 13 dhjetor NOA - Zonat malore të Korçës janë përfshirë nga reshjet e dëborës, çka kanë shkaktuar vështirësi në akset rurale.
Sipas autoriteteve vështirësi ka në aksin Korçë-Dardhë për shkak të trashësisë së dëborës.
Megjithatë po punohet për hapjen e këtij aksi nga dëbora ndërsa në akset e tjera nuk paraqiten probleme dhe janë të kalueshme.
Në Qafën e Pllocës trashësia e dëborës ka arritur në 25 cm dhe gjatë orëve të natës është punuar për të mbajtur të hapur rrugën që lidh Korçën me Pogradecin
k.k/NOA