Tiranë, 13 dhjetor NOA - Paraditen e nesërme do të nisë punimet Kongresi i Partisë Demokratike ku do të votohet kryetarin e kësaj partie dhe strukturat.
Kreu aktual, historik i kësaj partie Sali Berisha, ka gjasa të konfirmohet kryetari i PD-së edhe për vitet e ardhshme.
Kështu 1260 delegate dhe delegatë demokrate do të votojnë nesër për të zgjedhur kryetarin e partisë së tyre.
Kongresi do të nisë punimet rreth orës 10:00 të paradites së hënë me fjalën e nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi i cili kryeson gjithashtu edhe komisionin për procedurat operacionale dhe elektorale, komision përgjegjës për përzgjedhjen e delegatëve.
Gjithashtu pritet të jetë Patozi ai që do të edhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve.
Pas tij, do të mbajë një fjalim sekretari i përgjithshëm i partisë Ritvan Bode, i cili është përgjegjës për komisionin e ndryshimeve statusore.
Bode do të prezantojë të gjitha kërkesat dhe propozimet që kanë ardhur të cilat do të hidhen më pas në votim.
Ndërkohë që faza e parë do të mbyllet me fjalimin e Patozit dhe Bodes, Kongresi do të vazhdojë punimet me analizën e hollësishme të zgjedhjeve të 28 qershorit ku një fjalim pritet të mbajë kryeministri Sali Berisha.
Më pas do të fillojë votimi për anëtarët e këshillit kombëtar ku nga 400 kandidatë do të fitojnë këtë status 100 të tillë.
k.k/NOA