Romë, 14 dhjetor, NOA - Ka kaluar një natë të qetë dhe sapo është zgjuar, ka kërkuar nëse mund të lexonte gazetat, për të mësuar kështu se çfarë ato shkruanin rreth incidentit të rëndë që i ndodhi dje.
Kjo raportohet nga mediat italiane këtë mëngjes, sipas të cilave, kreu i qeverisë ka kaluar një natë të qetë dhe është zgjuar me shëndet të plotë pas sulmit agresiv.
Ndërkaq, mësohet se sot në prokurori do të nisë procedimi penal ndaj 42-vjeçarit Masimo Tartala, i cili mbrëmë e sulmoi kryeministrin italian, Silvio Berluskoni gjatë një tubimi teksa shpërndante telegrafe.
Sipas prokurorit Armando Spataro në Milano, ndaj tij rëndon akuza e planifikimit të veprës penale "Shkaktim i lëndimeve të rënda".
Më tej, thuhet se ai që prej dhjetë vitesh kurohej si një i sëmurë mendor, ndërsa mësohet se ai e goditi kryeministrin Berluskoni me një shtatore të vogël me bazë metalike.
Ka qenë pikërisht ky akt që i ka shkaktuar atij lëndime të rënda në gojë dhe në hundë.
n.e/NOA