Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Ish-drejtoi i Juventusit, Antonio Xhiraudo është dënuar me tre vjet heqje lirie, pas skandalit që shpërtheu në Itali, në vitin 2006.
I njohur ndryshe si "‘Calciopoli" dha disa vendime të tjera për persona të tjerë, që ishin përfshirë në skandalin e ndeshjeve.
Prokurorët dorëzuan prova konkrete, që fajësonin Xhiraudon.
Një gjykatë në Napoli mori vendin ekstrem, për të dënuar ish-drejtuesin juventin, me tre vite burg.
Prokuroria kërkoi pesë vjet heqje lirie ndaj tij, por në fund gjyqtari Edoardo De Gregorio vlerësoi se argumentet e detyrojnë që të vendosë heqjen e dy viteve.
Sakaq dy ish- gjyqtarë futbolli të përfshirë në skandalin e tre viteve më parë, Paolo Dondarini dhe Tulio Laze janë dënuar gjithashtu me nga tre vjet burg, kurse Ticiano Pieri dy vjet e katër muaj.
Mes të akuzuarve ishte edhe gjyqtari tjetër, Xhanluka Roki, i cili nuk është dënuar dhe raportohet se ka shpërthyer në lot, gjatë dhënies së verdikteve.
d.l/NOA