Durrës, 14 dhjetor, NOA - Ndërsa punonte në një peshkarexë, një punëtor mekanik është dëmtuar duke pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit. Lajmi bëhet me dijeni nga burime të policisë së Durrësit, sipas të cilave ngjarja në fjalë ka ndodhur në atë të quajtur si kalata lindore e Portit Detar, konkretisht në peshkarexhën "Rovinson", e cila rezulton në pronësinë e Fatmir Lizjat.
Ndërkaq, i dëmtuari mësohet se është Ramiz Lelja, 60 vjeç, i cili në ato momente ka qenë duke punuar në motorin e anijes në pozicionin e mekanikut të kësaj peshkarexhe.
Ai ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin rajonal të qytetit dhe tani rezultojn jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë", parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal.
n.e/NOA