English

Dossier K", kanuni shqiptar shfaqet përmes një filmi në Belgjikë

Nga Milena Selimi

Bruksel, 14 dhjetor, NOA - Prej mëse një jave në të gjitha kinematë e Belgjikës po shfaqet filmi "Dossier K", një film ku flitet për shqiptarët dhe flamanët si protagonistë kryesorë.

Ai nis me hakmarrjen e bandave shqiptare në Belgjikë, por duke treguar edhe hakmarrjen si fenomen shqiptar, trajtuar sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Filmi është realizuar nga regjisori flaman Jan Verheyen.

Ekipi i filmit përbëhet nga aktorë nga Belgjika por edhe me një kastë të madhe të aktorëve të cilët vijnë nga territore të ndryshme ku flitet shqip.

Njëri prej roleve kryesore brenda filmit është ai i Nazim Tahir, që luhet nga aktori nga Maqedonia, Blerim Destani. Ndërsa luajnë edhe aktorët : Kushtrim Sheremeti, Fatos Kryeziu, Çun Lajqi, Safete Rugova, Afrim Kasapolli, Jehon Gorani, Eglantina Cenoimeri.

Premiera e filmit u dha fillimisht në Metropolis Cinema në Antëerpen të Belgjikës në 12 salla, të mbushura me spektatorë të shumtë.

Tema e këtij filmi flet për disa klane shqiptare të cilat jetojnë në Belgjikë, e që merren me punë të zeza siç janë paratë fallco, armët, por duke lidhur direkt edhe vetë shtetin e Belgjikës.

Tema kryesore e filmit është hakmarrja që trajtohet përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Edhe pse në javën e dytë të tij filmi "Dossier K" po komentohet pozitivisht edhe pas premierës së filmit.

Jef Geeraerts , shkrimtari që e ka shkruar librin shprehet për shtypin se "Hakmarrja ekziston tek gjithë njerëzit, por e bukura e Kanunit dhe e bukura tek shqiptarët është se derisa ne kemi bërë hakmarrje pa rregulla, ka ekzistuar një komb i cili i ka pas disa rregulla të veta për hakmarrja dhe nuk ka ndodhur diçka e paplanifikuar".

KOMENTE