English

"Hap kutitë ose largohu", PS nis protestat në Durrës

Durrës, 14 dhjetor NOA - Partia Socialiste ka nisur pak minuta më parë protestën në Durrës e cila do të zgjasë një javë.

Nën moton "Hap kutitë ose largohu" opozita ka nisur sërish protesta, kësaj here në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve kreu i PS-së në Durrës, Gazmir Bizhga ka thënë se shqiptarët po ia zhvat xhepat qeveria dhe se mendon për xhepat e veta.

Sipas tij, jo vetëm në Durrës por edhe në të gjithë vendin biznesi do të paguaje tre fishin duke filluar nga 1 janari.

Sipas Bizhgës mësuesit kanë katër muaj pa marrë paratë, pasi paratë kanë përfunduar në gropën e zezë të qeverisë.

k.k/NOA

KOMENTE