English

Kuvendi Kombëtar, miratohet projekt- statuti i ri i PD-së

Tiranë, 14 dhjetor, NOA - 1260 delegatët demokratë pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, kanë miratuar me unanimitet statutin e ri të kësaj partie, bazuar në projektin e hartuar nga një komision i posaçëm.

Sipas prezantuesit të tij, Ridvan Bode, i cili në të njëjtën kohë është edhe Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, tha se ky statut i ri konsiston në përshtatjen e sistemit të zgjedhjeve brenda selisë blu me ato të përgjithshme.

"Duke qenë forca më e madhe politike në vend, në statutin e ri përfaqësimi merr në konsideratë edhe mbështetjen e madhe nga anëtarësia e PD-së, por edhe mënyrën e re të formësimit dhe përfaqësimit të anëtarëve në të gjitha organet", ka sqaruar Bode statutin e ti të Partisë Demokratike.

Sipas tij, përveç përfaqësimit me votë, bëhet fjalë për një përfaqësim që e bën Partinë Demokratike më të hapur dhe më të ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

"Eshtë një përshtatje për ta bërë sa më fleksibël dhe më të përshtatshëm për organet drejtuese vendore dhe qendrore të partisë. Parimi një anëtar një votë është pjesë e Partisë Demokratike", ka thënë Bode lidhur me statutin e ri të partisë.

n.e/NOA

KOMENTE