English

Ngjarje e rëndë në Itali, vritet dhe më pas digjet një shqiptar

Askoli, 14 Dhjetor NOA - Një shqiptar 30 vjeçar me emrin Petrit Keci është gjendur i vrarë dhe më pas i djegur, kurse sot u dënuan tre autorët, informon korrespondentja e agjencisë NOA në vendin fqinjë. Sipas autoriteteve policore, djali 30 vjeçar më parë është qëlluar me pistoletë dhe më pas është djegur në mënyrë që vrasësit të humbisnin gjurmët.

Të dyshuarit janë kapur nga autoritetet dhe janë bashkatdhetarë të shqiptarit. Ditën e sotme është dhënë dhe masa e sigurisë për tre të dyshuarit e vrasjes së viktimës.

Ervis Çela 25 vjeç është dënuar me 30 vjet burg dhe dyshohet që ai ka qenë dhe kryetari i një rrjeti mafioz së bashku me Fatos Hiceni 27 vjeç i cili është dënuar po me 30 vjet burg dhe vëllai i Ervisit, Ardin Çela që është dënuar me 18 vjet.

Të dyshuarit kontrollonin një rrjet prostitucioni në provincat e Askolit dhe viktima Petrit Keci donte të bënte pjesë në këtë rrjet.

Kjo mendohet se ka qenë dhe arsyeja e vrasjes të shqiptarit nga tre bashkatdhetarët e tij.

r.b/NOA

KOMENTE